Dante: E ardhmja ime është në Bayern

20:54 | 4 Qershor 2015
M. A.

Mbrojtësi brazilian Dante po e sheh të ardhmen e tij në skuadrën aktuale Bayern Munchen. Kontrata e tij me gjigantët e Gjermanisë është deri në vitin 2017.
“Unë luaj këtu që tre vjet dhe çdo ditë e kuptojë se sa më fat jam që jam pjesë e një klubi të tillë. Këtu e shoh të ardhmen time dhe jam gati të japi gjithçka për Bayernin”, tha Dante.
Interesim për mbrojtësin 31-vjeçar kanë shfaqur Manchester United dhe Juventus, por duket se largimi i tij nuk do të ndodhë, pasi edhe drejtuesit e Bayenrit kanë shfaqur dëshirën që Dante të mbetet në “Alianz Arena”.

Shpërndaje në rrjete sociale