Daniel Lekndreaj do të jetë lojtar i skuadrës nga Gjakova, Vëllaznimit për pjesën e mbetur të sezonit në basketbollin kosovar.
Ai është 26 vjeçar dhe është i gjatë 192 cm. Lekndreaj mund të luajë në disa pozita combo si 4 ashtu edhe 3, shkruan Arbresh.info.
Lajmi e ka konfirmuar skuadra gjakovare në rrjetin social Facebook.
Shkodrani më parë ka bërë karrierë tek Bashkimi, Peja e Prishtina në basketbollin kosovar.
Lekndreaj ka një mesatare të karrierës prej 11.6 pikësh, 8.9 kërcimesh, 2.7 asistimesh, 1.2 topash të vjedhur e 0.4 ballokadash.
Ky përforcim për Vëllaznimin do të jetë fuqi shtesë për t’a në arritjen e qëllimeve të tyre dhe pse jo të rrisin konkurencën e madhe për titull./Arbresh.info/
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00