Real Madridi ka konfirmuar se Dani Carvajal mungoi në seancën stërvitore të ‘Los Blancos’ këtë mëngjes.
Kampioni evropian nisi në formë të tmerrshme sezonin e ri pasi kishte problem të madh me lëndime, transmeton portali arbresh.info. Karim Benzema, Marcelo, Dani Carvajal, Mateo Kovacic, Bale dhe Carvajal të gjithë janë detyruar të shpenzojnë kohë jashtë fushës.
Këto lëndime, së bashku me mungesat e golave, kanë bërë që Real Madridi të jetë tetë pikë prapa liderit në La Liga – Barcelonës.
Dani Carvajal ishte rikthyer në fushë pas gjashtë javëve për shkak të problemit me zemër, por ashtu si Gareth Bale, është detyruar të qëndrojë larg nga e gjithë skuadra e Zinedine Zidanes.
Të dy lojtarët janë në dyshim për ndeshjen e ‘Los Blancos’ në San Mames ndaj Athletic Bilbaos./arbresh.info/
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...