Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves ka folur për admirimin e tij për presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.
Alves sapo ka ri-nënshkruar për Barçën muajin e kaluar.
“Real Madrid ka pasur një nga njerëzit me më shumë respect, Florentino Perez”, deklaroi mbrojtësi brazilian për “Alkass”.
“Ai ka ndërtuar gjëra të mëdha. Ai mendon vetëm për klubin, ka kapërcyer shumë sfida dhe menaxhimi i tij ka dhënë stabilitet”.
Alves mund të shijojë debutimin e tij të dytë për Barçën kundër Linares Deportivo në Kupën e Mbretit më 5 janar ose më 8 janar kundër Granadës në “Nuevo Los Carmanes”./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës