Google ADS

Dani Alves: Largimi i Messit ishte e vështirë për Barcelonën

18:41 | 30 Dhjetor 2021
.

Dani Alves ka folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur te katalunasit.

Braziliani ka treguar edhe momentin  e largimit të tij nga Barcleona dhe cila ishte arsyeja.

Ai ka thënë se president i katalunsëve në atë kohë ishte Bartomeu dhe ai ishte arsyeja e largimit të brazilianit nga klubi gjatë vitit 2016.

Alves poashtu ka thënë se ai nuk do të pranotne ndonjë ofertë nga Bartomeu për t’u kthyer në Barcelonë.

“Nuk do të kisha pranuar një ofertë prej tij (Bartomeut). Unë u largova kur ai ishte president dhe nuk kishte kuptim të punoja përsëri me të”, ka thënë Alves për Alkass Sports Channels.

Gjithashtu Alves ka folur edhe për largimin e Lionel Messit, ku ka shrpehur dëshirën e tij për të luajtur përsëri më argjentinasin.

Ndërsa Messi është larguar nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germain ku kontrata e tij me katalunasit kishte përfunduar.

“Largimi i Messit ishte i vështirë, klubi kishte probleme dhe ishte e vështirë për ta mbajtur atë”.

“Unë isha kundër largimit të tij sepse ai është një legjendë e gjallë e Barcelonës. Për fat të keq, gjërat nuk shkuan ashtu siç donim, por shpresoj që ai të kthehet një ditë dhe ne mund të luajmë përsëri së bashku”, deklaroi braziliani.

Mbrojtësi i Barcelonës gjithashtu ka shprehur besimin e tij tek presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta dhe ka thënë se zgjedhja e tij do të jetë e dobishme për klubin.

“Kisha ndjenjën se do të kthehesha në Barcelonë, dhe megjithëse shumë njerëz menduan se ishte e çuditshme, unë jam kthyer”.

“Ne duhet të punojmë për të rindërtuar një Barcelonë të madhe dhe për këtë ne kemi nevojë për stabilitet dhe solidaritet”.

“Laporta do të rindërtojë klubin përsëri, dhe me kthimin e tij do të rikthehet stabiliteti. Ne jemi të lumtur që e kemi atë me ne”, ka thënë ai. /arbresh.info/