Dani Alves i ka kërkuar falje Manchester Cityt dhe trajnerit Pep Guardiola për refuzimin që i ka për pas transferimit në Paris Saint Germain.
Braziliani finalizoi sot (e mërkurë) transferimin si një agjent falas te gjiganti në Liga 1, pasi shpenzoi vetëm një vit te Juventusi, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse Pep Guardiola dhe Manchester City ndihen të lënduar, më vjen keq. Kam ardhur këtu për tu bërë një kampion”, u ka thënë Alves gazetarëve.
“Kam pasur kënaqësinë të fitoj tri herë Ligën e Kampionëve dhe dua ta sjell eksperiencën time këtu”
Alves ka shpenzuar tetë vite te Barcelona duke fituar 23 trofe para largimit nga klubi spanjoll në vitin 2016./arbresh.info
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...