Dani Alves ka hapur derën për një rikthim tronditës në Barcelonë.
Mbrojtësi i PSG-së u largua nga Barcelona për transferim në Juventus në vitin 2016 dhe më pas kaloi te klubi në kryeqytetin francez, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ai tani ka deklaruar se do të rikthehej në Spanjë nesër nëse kontaktohet nga ish klubi i tij.
“Barcelona është shtëpia ime”, ka thënë 34 vjeçari. “Është e pamundur për të thënë se unë nuk do të rikthehesha aty”

“Do të rikthehesha nesër nëse Barcelona do të thirrte. Nëse do thoja që largimi nuk më lëndoi mua, atëherë do të gënjeja”
“Ndihem i lënduar sepse mendoj që kam luftuar fortë për të krijuar një histori madhështore në Barcelonë. Jam larguar me 23 tituj brenda tetë viteve”
Alves ka fituar gjashtë herë titullin në La Liga te Barcelona dhe ka ngritur katër herë Kupën e Mbretit./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...