Kombëtarja e shqiptarëve debuton të shtunën në Euro 2024 kundër Italisë në mitikun “Signal Iduna Park”. Që pritet të dominohet nga ngjyrat kuqezi.
Mbi 50 mijë tifozë shqiptarë do të ndjekin nga afër heronjtë kuqezi në stadiumin e Dortmundit, teksa miliona të tjerë do të jenë aty me zemër.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me duelin emocionues kundër Italisë. I pari për djemtë e Sylvinhos në Gjermani 2024. Më pas sfidat me Kroacinë (19) dhe Spanjën (24).
“Natyrisht
50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë.
Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur.
Prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shkruan kreu i qeverisë./Ss
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq