Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael – Kosovë, ky është çmimi

18:41 | 1 Mars 2023
K.B

Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndërmjet Izraelit dhe Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024 në Izrael më 25 mars nga ora 20:45.

Federata Izraelite e Futbollit ka publikuar edhe çmimet e biletave për ata që duan të jenë në shkallët e stadiumit.

Çmimi i biletave fillon nga më e lira 14 euro (55 shekel) deri në më të shtrenjtën 195 euro (755 shekel).

Shpërndaje në rrjete sociale