FC Ballkani të enjten do të përballet me Lincoln Red Imps në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Conference League.
Klubi nga Suhareka, të martën përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ka nxjerr në shitje biletat për duelin e të enjtes, shkruan arbresh.info.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Tifozë të dashur,
Biletën tuaj për ndeshjen Ballkani vs Lincoln Red Imps, mund ta siguroni edhe te sheshi i qytetit të Suharekës, sikurse te zyra e klubit, në stadium.
Jemi duke u afruar te faza finale e eliminatoreve në UEFA Conference League. Rrugën drejt objektivit tonë, e arrijmë bashkë ?
Sot dhe nesër, në Suharekë deri në orën 22:00 mund t’i bleni biletat, kurse ditën e ndeshjes deri në orën 17:00.
Poashtu, të enjtën e hapim pikën e biletave edhe te zyra e mediava në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kampionët tanë në fushë s’mund të ishin të tillë, pa përkrahjen e secilit prej jush, që i jepni zemër e forcë çdo futbollisti.
Faleminderit që i qëndroni besnikë FC Ballkanit ??
Bashkë do të rrugëtojmë, gjithmonë!
/arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...
Agjenti i Florian Wirtz: Tentova ta dërgoj te Real Madridi p...
Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e ...
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së Jashtme ...
Konjufca: Takimet me Spiropalin janë vëllazërore, jo thjesht...