Kroacia do të përballet me Marokun për ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës.
Dueli për vendin e tretë do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në Khalifa International Stadium në Doha të Katarit.
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka folur në konferencë për media, duke thënë se kanë probleme me lëndime.
Marcelo Brozovic dhe Josko Gbardiol kanë probleme dhe ende e kanë të paqartë aktivizimin për finalen e vendit të tretë.
“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur ndeshjen e fundit me injeksione në këmbë, dhe edhe Brozovic po ka probleme. Për finalen e vendit të tretë do të hedh në fushë vetëm lojtarë që janë mirë dhe të gatshëm për të luajtur, pasi do të bëjmë gjithçka për të fituar”.
“Për momentin nuk e di nëse Brozovic do të luajë, varet nga muskujt e tij, pasi ka dhimbje”, tha Dalic shkruan telegrafi.
Tutje trajneri kroat tha se është ndeshje me rëndësi dhe do të bëjnë gjithçka për ta fituar medaljen e bronztë në ‘Katar 2022’.
“Të jesh i treti apo i katërti në botë ka goxha diferencë, dhe ne duam të jemi ata që arrijmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe një vend në podiumin e Botërorit”, deklaroi Dalic.
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...
Londrimi dhuron spektakël me këngët e saj, reagon Remzije Os...
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...