Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, është kthyer nga lëndimi pas një kohe të gjatë.
Daku u inkuadrua në minutën e 68-të në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj Sochit.
Ndeshja e zhvilluar të hënën i takoi javës së 23-të të elitës ruse të futbollit.
Ekipit nga Kazani, Daku i mungoi nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të lëndimit muskulor.
Te Rubini titullar ishin Veldin Hoxha dhe Nazmi Gripshi. Ky i fundit lëshoi fushën në minutën e 82-të. Me fitore Rubini ngritët në vendin e shtatë me 33 pikë.
Ndryshe, Mirlind Daku e nisi mirë këtë edicion para lëndimit pati paraqitje të shkëlqyera ku realizoi nëntë gola. Kjo është paraqitja e 17 në kampionatin rus gjatë këtij sezoni.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë