Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat 3-0.
Mirlind Daku u la jashtë listës së Sylvinhos për këto dy ndeshje të muajit mars,
Teksa sulmuesi që luan për Rubin Kazanin në kampionatin rus, ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë në një intervistë të dhënë për televizionin Shenja në Maqedoninë e Veriut.
“Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosor kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është se të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor”, është shprehur Daku.
Daku ka treguar se a ka pasur kontakte me brazilianin Sylvinho gjatë kësaj periudhe, para listës ose pas publikimit të listës.
“Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka thënë Daku.
Kujtojmë se Daku dhe Muja ishin në mesin e futbollistëve të rëndësishëm për Shqipërinë gjatë eliminatoreve të fundit, ku kuqezinjtë siguruan Kampionatin Evropian.
Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e dytë miqësore do ta zhvillojë sonte ndaj Suedisë./Arbresh.info/
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë