Ilir Daja, në konferencën për medie, në prag të sfidës ndaj Sivassporit, të vlefshme për Conference League foli edhe për aspektin infrastrukturor në futbollin kosovar.
Në takimin që ai dhe klubi e patën me presidenten Vjosa Osmani, Daja zbulon se e para e shtetit u premtoi një stadium të ri, ndoshta më të mirë sesa aktuali.
“Duhet të vijojmë ta bëjmë të njëjtën paraqitje. Renditja e kampionatit kosovar është ngritur. Presidentja na tha se po planifikojnë ndërtimin e stadiumit, ndoshta më të mirë se aktuali”, tha fillimisht Daja
“Duhet të investojmë në infrastrukturë dhe në akademi. Nëse kemi fusha ku të stërvitemi do të prodhojmë edhe më shumë talentë”, përfundoi ai.
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...