Ballkani e zhvillon sot duelin e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës ndaj CFR Cluj në Rumani.
CFR Cluj dhe Ballkani do të përballen me fillim nga ora 18:45 në Rumani.
Trajneri, Ilir Daja ka thënë se ndaj ekipit rumun skuadra e tij përballet me mungesa, teksa ka shpresuar që eksperienca e Ballkanit këtë vit në Evropë të lëvizë edhe koeficientët.
“Të shpresojmë që për Ballkanin është eksperienca e parë në Evropë, kjo do të mbetet nje eksperiencë pozitive dhe për të lëvizur në koeficientët. Çdo ekip qe merr pjesë në këto lloj intensiteti ndeshjesh, edhe ne kemi mungesat tona. Kemi mungesa, por shpresojmë që lojtarët që do të paraqiten do të jenë në nivelin e këtyre lojtarëve që na mungojnë”, tha Daja në konferencë për media.
Kampionët e Kosovës janë pa gjasa tanimë për kalim tutje, duke u pozicionuar me katër pikë në vendin e fundit.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë