Drita ka arritur të marr fitore të madhe me përmbysje ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Intelektualët” triumfuan me rezultat 3-1, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse llapjanët kaluan në epërsi 1-0 dhe mbyllën pjesën e parë në avantazh, gjysmëkoha e dytë ishte fatale për ta.
Ish-lojtari i Dritës, Blend Baftiut ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 22-të.
Mirëpo, ishte Albert Dabiqa që e bëri “heroin” për të ekipin e tij me një tre golësh.
Dabiqaj fillimisht barazoi në miuntën e 69-të, teksa gjashtë minuta më vonë po i njëjti shënoi golin e dytë për ta dërguar në epërsi skuadrën e tij.
Ndërkohë në minutën e dytë të shtesës kompletoi hattrickun dhe i dha vulën fitores me rezultat 3-1.
Pas 14 xhirove në tabelë prinë, Drita me 31 pikë pesë më shumë se Ballkani i cili është i dyti kurse Llapi ndodhet në pozitën e tetë me 16 sosh./Arbresh.info
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...