CSKA Moskë merr kreun në Euroleague, tjetër humbje për Barcelonën

10:00 | 17 Tetor 2018

Rusët e CSKA Moskë kanë marrë menjëherë kreun e renditjes në Euroleague në basketboll për meshkuj që pas javës së dytë, duke fituar 89-86 në fushën e Maccabi Tel Aviv. Një ndeshje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës, por vetëm në fund moskovitët arritën të shkëputen e fitojnë falë 27 pikëve të De Colo.

Fitoren e parë në Euroleague korri skuadra e Gran Canaria, që mundi 87-86 Barcelonën, një ekip me shumë përvojë, por që në dy edicionet e fundit po zhgënjen. Edhe pse skuadra “blaugrana” e nisi mirë ndeshjen, në fund erdhi përmbysja e skuadrës vendase, me Evans që realizoi 19 pikë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikë e Kuric.

Fitore në sekondat e fundit korri edhe ekipi i Bayern Mynih, që mundi 80-79 Panathinaikos, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Dedovic me 19 pikë bëri diferencën në parket për bavarezët, që korrën suksesin e parë në Euroleague, ndërsa 18 pikët e Langford për grekët mbetën për statistikë.

Skuadra turke e Darussafaka Stamboll mundi 71-63 debutuesit e Buducnost, takim ku loja e të dyja ekipeve ishte me luhatje të mëdha. Malazezët e nisën mirë ndeshjen, por shifrat u përmbysën në 10-minutëshin e dytë nga turqit, ku u dallua Peiners me 15 pikë. Për miqtë mungoi lojtari lider në momentet vendimtare të lojës.

Euroleague, java e dytë

16 tetor, Stamboll – Buducnost, 71-63

16 tetor, Maccabi Tel Aviv – CSKA Moskë, 86-89

16 tetor, Bayern Mynih – Panathinaikos, 80-79

16 tetor, Gran Canaria – Barcelona, 87-86

17 tetor, Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, ora 19:00

17 tetor, Fenerbahce – Khimki Moskë, ora 19:45

17 tetor, Baskonia Gastoiz – Olympiacos, ora 20:45

17 tetor, Armani Milano – Real Madrid, ora 20:45

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara