Askush tjetër si ai, e këtë gjë e tregojnë edhe shifrat. Produktiviteti i Cristiano Ronaldos në Champions League është një rekord më vete.
Me dygolëshin e shënuar ndaj PSG-së, në fitoren 3-1 të “Los Blancos” në “Santiago Bernabeu”, ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është bërë futbollisti i parë në historinë e këtij kompeticioni që e arrin dhe e kalon kuotën e 100 golave me të njëjtën fanellë, atë të Real Madridit, raporton Gazeta Express.
Konkretisht, ai numëron 101 gola, ndërsa rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi, është ndalur në kuotën e 97 golave.
Por, nëse shton edhe 15 golat që portugezi ka realizuar në kohën kur luante me Manchester United, atëherë shifra totale shkon në 116 gola në 147 ndeshje të zhvilluara.
Një krahasim për t’u veçuar është fakti se CR7 ka shënuar më shumë gola, sesa totali i plot 117 klubeve nga 137 që kanë marrë pjesë në Champions.
Këtu përfshihen Monaco, Roma e Atletico Madrid me nga 107 gola, PSV-ja me 102, Benfica dhe Manchester City me 99, e kështu me radhë, transmeton Gazeta Express
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...