Cristiano Ronaldo duket se ka për të nisur edicionin në Kampionatin Botëror me Portugalinë në gjendje të shkëlqyer fizike.
Muskujt në kofshë të yllit të Real Madridit dukeshin impresiv gjatë stërvitjeve të Portugalisë sot (e enjte) në stadiumin Fisht Olympic para ndeshjes së tyre të parë kundër Spanjës, transmeton portali arbresh.info.
Portugalia do të shpresoj që Ronaldo t’i siguroj atyre një fitore kundër skuadrës së Spanjës, e cila në formë të papritur shkarkoi trajnerin e tyre Julen Lopetegui në prag të Kampionatit Botëror.
Megjithatë, trajneri i Portugalisë Fernando Santos nuk pret që kriza menaxheriale te skuadra rivale të ketë ndikim në skuadrën me shumë eksperiencë dhe të talentuar të Spanjës.
Përveç formës fizike, Ronaldo dukej edhe në disponim të mirë dhe këtë mund ta shikoni në fotot më poshtë./arbresh.info/

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...