Superylli Cristiano Ronaldo ka shkruar historinë në Evropë me golin e fundit.
Sulmuesi i Real Madridit realizoi në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit A në kuadër të Kupës së Konfederatave kundër Zelandës së Re duke dërguar Përfaqësuesen e Portugalisë në epërsi, shkruan portali arbresh.info.
Ky ishte goli i tij i 60-të në ndeshjet garuese ndërkombëtare, shifër e pa arritur nga asnjë lojtarë tjetër evropian në histori.
Cristiano Ronaldo dërgoi kombëtaren e tij në epërsi në minutën e 33′ të ndeshjes pas goditjes së fuqishme nga penaltia vetëm katër minuta para golit nga Bernardo Silva për 0 me 2.
Ndryshe, Ronaldo ka shënuar 56 gola brenda 56 paraqitjeve që nga fillimi i edicionit 2016/17, përfshirë ato te skuadra e tij në Spanjë dhe ato me kombëtaren e Portugalisë./arbresh.info
https://streamable.com/jm7cz
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...