Cristiano Ronaldo, futbollisti i Kombëtares së Portugalisë po thyen rekorde edhe jashtë futbollit.
Ditën e djeshme ylli portugez hapi kanalin e tij në Youtube ku ka tejkaluar çdo pritshmëri, shkruan Arbresh.info.
Lajmin për hapjen e kanalit të tij Ronaldo e ndau përmes llogarive të tij në rrjetet sociale më 21 gusht, duke thënë: “Pritja mbaroi. Kanali im në YouTube është më në fund aktiv! SIUUUbscribe dhe bashkohuni në këtë aventurë të re”.
Vetëm një ore pas shpalljes, kanali i tij kishte fituar mbi 100,000 ndjekës, dhe deri në fund të ditës, numri i abonentëve ishte rritur në më shumë se tetë milionë, me mijëra të tjerë që bashkoheshin çdo orë.
Kanali i tij “UR Cristiano” tani ka shkuar në shifrat e 14.6 milionë ndjekës në rrjetin social Youtube.
Kanali i ri i Ronaldos do të ofrojë një vështrim të brendshëm në jetën e tij, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, duke përfshirë seanca stërvitore, pamje nga prapaskenat, video-blogje personale dhe intervista ekskluzive që do të ofrojnë një pasqyrë unike në botën e yllit të futbollit.

Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...