Cristiano Ronaldo ka refuzuar të hedhë poshtë largimin nga Real Madridi këtë verë pas interesimit të madh nga një numër i madh klubesh evropiane.
Manchester United, Paris Saint Germain, Monaco dhe disa klube nga Super Liga e Kinës thuhet se janë pas shërbimeve të superyllit me vlerë 157 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi tani është duke u përballur me një sfidë të vështirë për të mbajtur sulmuesin Cristiano Ronaldo në Bernabeu. Megjithatë, kur është pyetur nga një gazetar i ‘Deportes Cuatro’ rreth të ardhmes së tij, Ronaldo filloi thjeshtë të qeshte.
Ronaldo ishte pyetur: “A është e mundur kjo?”. Ylli i Real Madridit ishte përgjigjur: “Asgjë nuk është e pamundur”.
Cristiano Ronaldo përfundoi sezonin 2016/17 duke shënuar dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve të fituar ndaj Juventusit.
‘A Bola’ raporton që Manchester United dhe dyshja në Liga 1 si dhe disa klube nga Kina, do të testojnë Real Madridin duke shtruar oferta që thyejnë rekord botëror.
Edhe pse duket e pamundur që ‘Los Blancos’ të lejon superyllin portugez të largohet këtë verë, këtu ekziston një logjikë nga pikëpamja e biznesit.
Ronaldo tani është 32 vjeçar dhe kampioni evropian mund të dyfishoj të hollat e tyre me shitjen e një lojtari me të cilën ata thyen rekord botëror nga transferimi prej Manchester United për 80 milionë funta në vitin 2009./arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?