Bruno Fernandes ka zbuluar përmbajtjen e bisedave të tij me Cristiano Ronaldon.
Bruno Fernandes, bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në Kombëtaren e Portugalisë ka thënë se sulmuesi vazhdimisht e pyet për Manchester United.
Njësoj sikurse ylli i Juventusit, Fernandes u largua nga Sporting Lisbona për në Manchester United, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonin e parë në Old Trafford.
“Ëndrra ime ishte të luaj në Premierligë. Më erdhi opsioni për transferim në Manchester United dhe ishin dy ëndrra në një. Ishte perfekte. Sigurisht se kam biseduar me Cristianon dhe më ka folur mirë për klubin. Kam biseduar me të edhe disa ditë më parë, përsëri”, u shpreh Fernandes, transmeton lajmi.net.
“Gjithmonë më ka pyetur si është në Manchester dhe nëse gjithçka është duke shkuar mirë. E gjithë bota se ka kaluar koha të gjatë këtu dhe e ka në konsideratë klubin. I pëlqen, besoj se këtu e ka fituar Topin e Artë të parë, është një klub që i ka mbetur në mendje, sigurt”, theksoi ai.
Filloi dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
27 vjet nga nisja e ushtarëve të UÇK-së, Bekim Jashari kujto...
Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e S...
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në muajin dhjetor: Sakrif...
Pamje tronditëse, “gjak kudo”, të shtëna me armë...
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...