Sipas raporteve të ndryshme, Cristiano Ronaldo dëshiron që Juventusi të luaj më shumë si ish skuadra e tij – Real Madridi.
Ronaldo është i frustruar me taktikat kufizuese të Max Allegrit dhe beson se kjo shkakton dëm të madh linjës së tyre frontale, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi përballet me një punë shumë të vështirë sonte (e martë) për të përmbysur disavantazhin prej 2 me 0 nga takimi i parë në Ligë të Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë dukej shumë i frustuar kur nikoqirët e takimit të parë shënuan dy gola gjatë fundit të ndeshjesh dhe beson se pragmatizmi i Allegrit mund të shkoj në favor të trajnerit të Atleticos, Diego Simeones, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga The Sun, 34-vjeçari i ka bërë të qartë trajnerit të “Zonjës së Vjetër” se ai dëshiron që Juventusi të luaj më shumë si Real Madridi.
Ronaldo u dëgjua duke i thënë “Zotëri” trajnerit Allegri gjatë fitores së kampionit në Serie A ndaj Napolit në vikend.
Edhe pse ata dolën nga fusha me një fitore prej 2 me 1, Napoli me vetëm dhjetë lojtarë në fushë kishte 21 gjuajte drejtë portës gjatë kësaj ndeshje në krahasim me gjashtë nga skuadra e Allegrit.
Juventusi përforcoi kreun me 18 pikë pas fitores ndaj Napolit dhe pavarësisht rezultatit, Ronaldo dukej qartë se ishte i mërzitur./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...