Cristiano Ronaldo është i “zhgënjyer” me përpjekjet nga Real Madridi për të nënshkruar me superyllin Neymar.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë dhe legjenda në Bernabeu duket se ka frikë nga largimi nga kryeqyteti spanjoll, transmeton portali arbresh.info. Sipas një raporti nga ‘AS’, 33-vjeçari e sheh qëllimin e ‘Los Blancos’ për të rinovuar skuadrën e tyre me “dyshim dhe mosbesim”.
Ronaldo kishte një finale të qetë këtë vit në Kiev pasi Gareth Bale mori të gjithë vëmendjen duke shënuar dy gola, përfshirë një gol të jashtëzakonshme me gërshërë që do të mbetet në histori të botës së futbollit.
“Çdo shtator, 50 lojtarë thuhet se do të vijnë, por në fund askush nuk vije”, ka thënë Ronaldo pas finales.
“Më të mirët tashmë janë në Real Madrid: Bale, Benzema, Asensio, Lucas Vazques, etj”
Ronaldo është gjithashtu në dijeni që paguhet shumë më pak se Neymar dhe raportohet se dëshiron një marrëveshje të re që i siguron atij 1.35 milionë funta në javë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...