Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Juventusi të reagoj në merkaton e muajit janar për transferimin e talentit të ri të Ajxit dhe Holandës, Matthijs De Ligt, i cili është gjithashtu një shënjestër e Barcelonës.
Kështu raporton ‘Don Balon’, që thekson gjithashtu se ish ylli i Real Madridit dëshiron që trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, të ketë një super skuadër në dispozicion në mënyrë që t’i ndihmoj atij të ketë sukses në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Raporti shton gjithashtu se përveç De Ligt, Barcelona është duke kërkuar transferimin e Frenkie De Jong, prandaj duket se skuadra e “Blaugranëve” do të mbushet me talenta të rinj holandezë nëse gjërat shkojnë sipas planeve.
De Ligt tashmë ka siguruar pozitën startuese në Ajax, një arritje mjaftë impresive duke marrë parasysh që lojtari është vetëm 19 vjeç.
Qetësia dhe aftësia e lojtarit me topin do ta bënin atë një super përforcim si te skuadra e Juves ashtu edhe te Barcelona.
Holandezi është i njohur për pozitën si një mesfushor defanziv, shkathtësi që mund të shfrytëzohet mirë në secila skuadër në të ardhmen.
Tani mbetet të shihet nëse “Zonja e Vjetër” do të dëgjojë Ronaldon për të kërkuar shërbimet e tij në janar, por në rast se vendosin atëherë do të përballen me fuqinë e gjigantit spanjoll – Barcelonës./arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00