Cristiano Ronaldo është emëruar Lojtari më i Vlefshëm në Serie A për sezonin 2018/19.
Çmimet për sezonin e ri janë dhënë nga Lega Serie A duke shfrytëzuar kalkulimet nga Opta Sports dhe Netco Sports, transmeton portali arbresh.info.
Këto vlerësime janë bërë duke llogaritur gjithashtu performancat e tyre në Serie A, Kupë të Italisë dhe Superkupë.
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin Lojtari më i Vlefshëm për kontributin me 22 gola dhe 11 asistime brenda 33 paraqitjeve.
Kapiteni i Interit, Handanovic do të pranojë çmimin për Portieri më i Mirë dhe ylli i Napolit, Kouliblay, për Mbrojtësi më i Mirë.
Milinkovic Savic ka pasur një sezon të dobët në krahasim me standartin e tij, por ende kryeson statistikisht dhe është vlerësuar si Mesfushori më i Mirë.
Quagliarella i Sampdorias ka fituar çmimin Sulmuesi më i Mirë falë 26 gola në Serie A.
Talenti i Romas, Zaniolo do të marrë çmimin Lojtari i ri më i Mirë për sezonin 2018-19./arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...