Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është i lirë të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.
Ronaldo gjatë ndeshjes së djeshme ka filluar nga banka rezervë ndaj Udines andaj është përfolur shumë e ardhmja e sulmuesit.
Klubi Italian, Juventus mendon ta shesë këtë verë portugezin për të fituar së paku disa milionë euro.
Kujtojmë se 36-vjeçarit do të i skadojë kontrata verën tjetër.
“Daily Mail” ka njoftuar se kartoni i sulmuesit vlen vetëm 25 milionë funte, por klubet e interesuara duhet të paguajnë edhe pagën e tij e cila është një shumë prej 26 milionë funte për sezon.
Për momentin edhe pse është përfolur se Manchester City dhe Real Madridi janë të interesuar për kartonin e portugezit, asnjëra nuk ka qenë ofertë zyrtare. /arbresh.info/
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...