Philippe Coutinho është duke u përgatitur që t’i ndajë rrugët me Barcelonën në këtë verë, derisa kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane. Manchester United dhe Paris Saint-Germain, janë dy klubet më të interesuar në transferimin e brazilianit, mirëpo ky i fundit ka një tjetër preferencë. Coutinho e sheh të ardhmen e tij te Chelsea, pas largimit të Eden Hazardit nga Stamford Bridge në drejtim të Real Madridi në këtë afat kalimtar. Por, problemi kryesor në rikthimin e tij në Angli është dënimi i klubit londineze nga FIFA për dy afate të transferimeve të lojtarëve.
Chelsea e ka apeluar vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit në gjykatën e arbitrazhit (CAS), andaj nëse hiqet dënimi, Coutinho mund të transferohet në Stamford Bridge.
Braziliani në të kaluarën ishte pjesë e Liverpoolit, andaj e njeh shumë mirë lojën që zhvillohet në Ligën Premier, e që përshtatja te skuadra londineze do të ishte e shpejtë.
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...