Ylli brazilian, Philippe Coutinho pritet të largohet këte verë nga Barcelona pas mundësive të pakta me klubin nga Camp Nou.
Coutinho ka luftuar për qëndrueshmëri, formë dhe minuta që nga transferimi i tij nga Liverpooli në janar të 2018.
Megjithatë, asnjërën nga këto nuk e ka gjetur dhe tani e ndjen se një largim nga Camp Nou do të ishte mënyra më e mirë për të rimarrë formën e tij.
Sipas mediumit të njohur Cadena Ser, Coutinho i ka thënë Barcelonës se dëshiron të largohet këtë verë nga klubi pas vetëm 18 muajsh qëndrim.
Barcelona e vlerëson Coutinhon në rreth 90 milionë euro dhe si lojtari, ashtu edhe klubi e dinë se shumë skuadra do të jenë të gatshme ta paguajë këtë çmim.
Klubet angleze si Chelsea e Manchester United, dhe ai francez Paris Saint-Germain janë skuadrat më të interesuara për fantazistin brazilian. /Telegrafi/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...