Real Madrid barazoi mbrëmë pa gola ndaj Osasunës në udhëtim, në një terren aspak të përshtatshëm. Para dhe gjatë ndeshjes bora nuk ndaloi për asnjë moment, duke ia vështirësuar tej mase punën ekipeve.
Ishte portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois i cili nuk u përmbajt në deklaratën e tij.“Unë dua të falenderoj punëtorët e fushës së Osasunës, të cilët bënë një punë të mrekullueshme. Është për të ardhur keq ajo që na bëri La Liga.
Ne e dimë se cilat ishin kushtet dhe natyrisht që ishim në gjendje për të luajtur, por tashmë nuk mund të shkojmë dot në shtëpi.
Ne nuk jemi kukulla që gjithmonë duhet të luajmë, por tashmë jemi bërë si një shfaqje. Sikur të mos vinim në Pamplona, ata do të merrnin fitoren në tavolinë”, theksoi Courtois.Kujtojmë që avioni i madrilenëve qëndroi tre orë në ajër, pasi pista e aeroportit ishte komplet e ngrirë dhe nuk mund të ateronin./Arbesh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot