Thibaut Courtois është transferuar gjatë kësaj vere në Real Madrid.
Belgu më herët ishte pjesë e rivalit nga qyteti, Atletico Madrid. Asokohe, skuadrat ishin takuar në finalën e Ligës së Kampionëve, dhe Real Madrid kishte mposhtur Atleticon.
Courtois ka bërë të ditur se lojtarët po e tallin për atë humbje që i kanë shkaktuar në vitin 2014.
“Ata nganjëherë bëjnë shaka për humbjen që më shkaktuan në Lisbonë. Ata janë një grup kompetitiv dhe duan vetëm të fitojnë” ishin fjalët e portierit.
Cortuis debutoi me Real Madridin në ndeshjen ndaj Leganes, të cilën “Los Blancos” e fituan me rezultat 4:1
Selin Bollati rrëfen emocionet pas fitores: Jam në shok dhe ...
Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbës...
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një ...
Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërës...
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...