Drita nesër luan ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Copenhagenit.
Gjiganti danez ka udhëtuar drejt Prishtinës me katër mungesa të mëdha, shkruan Arbresh.info.
Oliver Hojer, Alex Runarsson dhe Junnosuke Suzuki dhe Viktor Claesson i mungojnë klubit në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.
Tre të parët janë jashtë për shkak të lëndimeve, ndërsa Viktor Claesson është jashtë për shkak të sëmundjes.
Rezultati nga ndeshja e parë është 2-0 në të mirë të danezëve. Gjersa fituesi i kësaj përballje takohet me fituesin e çiftit Malmo FF – RFS, në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa humbësi do të luaj në rrethin e tretë të Europa Leagues, me skuadrën e cila humb nga çifti Shkëndija e Tetovës – FCSB./Arbresh.info
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...