Antonio Conte pritet të takohet me drejtuesit e Interit, me shpresë për ta përshpejtuar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi midis Christian Eriksen dhe mesfushorit të Paris Saint-Germain, Leandro Paredes.
Gazeta e njohur italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se është planifikuar një takim midis Contes dhe drejtuesve Piero Ausilio dhe Beppe Marotta në Appiano Gentile për ditën e sotme.
Trajneri dëshiron që Paredes të jetë në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh shkathtësitë e ish-mesfushorit të Romës.
Gazeta italiane pretendon se Interi do të takohet me Paris Saint-Germain në ditët në vijim dhe të diskutojë një shkëmbim të mundshëm midis Eriksen dhe Paredes.
Për mesfushorin danez thuhet se mund t’i bashkohet PSG-së për një ribashkim të mundshëm me ish-trajnerin e vet te Tottenhamit, Mauricio Pochettino.
Trajneri i Inter kishte kërkuar edhe verën e kaluar të marrë Paredes, por nuk arriti të transferonte atë, ndërsa tani është duke bërë presion ta marrë në afatin kalimtar të dimrit./Gazeta Express/
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...