AC Milan është duke shpresuar të arrijë marrëveshje me trajnerin italian, Antonio Conte.
Gjiganti italian gjatë ditës së martës ka shkarkuar Vicenzo Montella duke e emëruar, Gennaro Gattuso, si trajner të skuadrës deri në fund të sezonit.
Megjithatë, Milani është duke zhvilluar bisedime sekrete me trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, raporton Gazetta dello Sport, transmeton arbresh.info.

Sipas Gazetta dello Sport, Conte është takuar me drejtuesit e rosonerëve dhe ju ka thënë se e pëlqen projektin e tyre dhe se është i hapur të bëhët trajner i skaudrës.
Po ashtu, Conte është i kënaqur me grupin e ri të lojtarëve italian që ka zhvilluar Milani, lojtarët si Gianluigi Donnaruma, Andrea Conti, Alessio Romangoli dhe Davide Calabria.
Conte gjithmonë është deklaruar se i mungon Italia dhe futbolli i Serie A dhe duke shtuar problemet e tij me bordin e Chelseat shumë lehtë ai mund të udhëheqë skuadrën kuqezinj nga sezoni i ardhshëm. /arbresh.info/
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...