Antonio Conte ka thënë se barazimi 1-1 i Chelseat kundër West Ham United është një shpjegim i sezonit të tyre në pak fjalë.Skuadra e Chelseat ishte gjatë gjithë kohës më e mirë se West Ham, por në fund rezultati shënonte 1-1.
E pas këtij takimi, Antonio Conte ka folur për media, ku u shpreh mjaft i pakënaqur.
“Unë mendoj se kjo lojë tregon më së miri sezonin tonë, sezoni ynë është i tillë, krijojmë shumë shanse, por nuk mund t’i konkretizojmë”, tha Conte për Sky Sports News.
“Ne nuk jemi të ashpër në sulm dhe pastaj i pranojmë dy goditje, njëra prej të cilave përfundon në rrjetë. Kjo lojë është sezoni ynë, është për të ardhur keq, sepse dominuam ndeshjen dhe krijuam shumë shanse për të shënuar, por nuk fituam”, përfundoi Conte.
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...