Inter e ka vendosur në shitje mesfushorin Christian Eriksen, vetëm tetë muaj pasi u transferua nga Tottenham-i.
Danezi asnjëherë nuk është dashur nga Antonio Conte dhe nuk është në planet e teknikut italian për të ardhmen, transmeton portali arbresh.info.
Eriksen i kushtoi Spurs 27.5 milionë euro, derisa shumicën e ndeshjeve ka qëndruar në stol.

Sipas Corriere dello Sport, “Neurazurët” e kanë vendosur në shitje dhe kërkojnë se paku 50 milionë euro.
28-vjeçari ka kontratë me Inter-in deri në vitin 2024, mirëpo mesa duket e ardhmja është larg “San Siro”./arbresh.info.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës