Po ndërtonte një skuadër të frikshme, por papritur, në verën që lamë pas, kur Interi fitoi titullin pas 11 vjetësh, Antonio Conte u largua.
Tashmë trajner i Tottenham, është rikthyer të flasë sërish për atë që ndodhi te Interi.
Ai thotë se arsyeja e largimit është shumë e qartë, ndryshimi i programit të klubit, pasi nuk insistojë të forcojë skuadrën, po i shiti dy më të mirët, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, derisa mund të largohen dhe të tjerë.
“2 vitet e mija te Interi u shpërblyen me fitimin e titullit kampion, dhe vetëm me kohën do të kuptohet puna e jashtëzakonshme që është bërë gjatë kësaj periudhe. Sepse për të fituar duhet të thyenim hegjemoninë e Juventusit, diçka jo e lehtë për t’u realizuar. Një punë e madhe gjithëpërfshirëse që kulmoi me gëzimin e fitimit të Serie A”, u shpreh Conte.
“Megjithatë në fund një zhgënjim i madh për ndryshimin e programit dhe prespektivave nga ana e klubit që sollën edhe ndarjen tonë”.
Dita e Punëtorëve/ Nesër protestohet në Prishtinë
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mb...
Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për men...
Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdh...
“Ecim tutje”, mesazhi i Doarsa Kica-Xhelilit ndaj kritikëve ...
Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thë...