Sipas raportimeve të mediave britanike, Conor McGregor është arrestuar për vozitje të rrezikshme me Bentleyn e tij që vlen mbi 150 mijë euro në një autostradë në Dublin.
Ylli irlandez i MMA, tani 33 vjeç, mësohet se është ndalur nga Policia, kur udhëtonte nga Lucan drejt Palmerstown mbrëmë.
Supermakina e tij u sekuestrua, por që ai pasi u mbajt në polici u lirua, shkruan Irish Independent.
“Garda arrestoi një burrë rreth të 30-ave në lidhje me një incident të vozitjes së rrezikshme në zonën e Palmerstoën mbrëmjen e djeshme, të martën 22 mars 2022”.
“Ai është liruar në pritje të paraqitjes para Gjykatës së Qarkut Blanchardstoën në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftim.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...