Futbollisti i Chelseat, Cole Palmer e ka fituar çmimin e futbollistit të ri të vitit në Premier League.
Palmer pati një super sezon me fanellën e Chelseat, që kur u transferua tek ta gjatë verës së kaluar nga Manchester City.
Futbollisti anglez deri më tani ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 33 paraqitje në kampionat këtë sezon.
Duke marrë parasysh edhe kompeticionet e tjera, statistikat e tij shkojnë në 27 gola dhe 14 asistime në 47 paraqitje në total.
Këto numra fantastike për të, kanë bërë që ai në fund të shpallet si futbollisti më i mirë i ri./ge
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...