Pjesëmarrja historike e Kombëtares në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ishte kurorëzimi i një viti të paharrueshëm për futbollin shqiptar.
Kuqezinjtë treguan zemër dhe shumë guxim përballë tri skuadrave më të mëdha në kontinent, duke përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që na bëri krenarë të gjithëve, përcjell Arbresh.info.
Në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit, një moment i veçantë ishte ndarja e çmimit “Zemër Kuq e Zi” për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani.
Ky çmim prestigjioz, përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares, nderon shpirtin e tij të jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.
Çmimi “Zemër Kuq e Zi” iu dorëzua Ramadanit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe tifozi i Kombëtares, Besmir Limani, i njohur ndryshe si “Fytyra me Shqiponjë”.
I emocinuar, mesfushori kuqezi tha: “I nderuar që marr këtë çmim dhe premtoj që do të jap më shumë që të ecë përpara Shqipëria”./Arbresh.info

Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit