El Clasico e parë për sulmuesin francez Kylian Mbappe, i cili kaloi te Real Madridi këtë verë, do të luhet më 26 tetor kur mbretërit do të presin Barcelonën.
Përveç tifozëve të Realit që presin prej vitesh ta shohin sulmuesin francez në ndeshjen më të madhe, padyshim që edhe shumë tifozë neutralë të futbollit duan të shikojnë derbin nga afër.
Pra, më shumë se një milion njerëz aplikuan online dhe tani presin mundësinë për të blerë biletat e El Clasico.
Biletat për duelin mes Realit dhe Barcelonës kushtojnë nga 104 deri në 364 euro, ndërsa çmimi i një bilete VIP është 815 euro.
Santiago Bernabeu mund të strehojë 85,000 spektatorë, kështu që vetëm ata me fat do të marrin bileta.
Real dhe Barcelona do të luajnë nga dy ndeshje para El Clasico. Reali do të luajë me Celta Vigon dhe Borussia Dortmundin, dhe Barcelona do të luajë me Sevillën dhe Bayern Munichun.
Barcelona kryeson në renditjen e La Ligës me tri pikë më shumë se Reali, i cili është në vendin e dytë. /Telegrafi/
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...