Interi është gati ta kthejë Antonio Conten në njërin prej trajnerëve më të paguar në botë duke i ofruar pagë prej 13 milionë funte në vit.
Tashmë kompania Suning Holdings Group, ka në pronësi klubin me 70 për qind të aksioneve dhe paratë nuk janë më problem.
Bosi kinez i Interit është i çmendur pas Antonio Contes, që dikur ka drejtuar Juventusin dhe kombëtaren e Italisë.
Conte gjatë një ndeshje kundër Interit
Klubi është i interesuar të nis një projekt të ri dhe në qendër të këtij projekti dhe për këtë do t’i ofrojnë pagë të parefuzueshme prej 13 milionë funte duke e bërë njërin prej trajnerëve më të paguar në botë.
Suning Holdings dëshirojnë ta kthejnë Interin në superfuqi evropiane.
Mësohet se emrat që pëlqehen më shumë nga trajneri janë Alexis Sanchez dhe Sergio Aguero.

Transferimi i parë i madh pritet të jetë Aguero
“Suning me investime dhe burimet e saja dëshiron ta ndihmojë Interin që të kthehet në ditët e shkëlqimit të bëhet më i fortë e më i fortë, duke marrë yjet më të mëdha në botë”, ka thënë i pari i Suning Holdings Group, Zhang Jindong.

Sanchez emër tjetër i madh që flitet tel Interi
Conte aktualisht paguhet 6.5 milionë funte në vit. /Telegrafi/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...