Pavarësisht humbjes së djeshme në derbi, por edhe të qenit vetëm një hap larg eliminimit nga Champions League, Pep Guardiola i ka bindur drejtuesit e
Manchester Cityt dhe do të rinovojë kontratën. Ai që flet me siguri për këtë është tabloidi britanik “Daily Mirror”, sipas të cilit trajneri katalanas do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2020, me një pagë prej 20 milionë pound në sezon, për t’u bërë trajneri më i paguar në botë.
Gjithnjë sipas “Daily Mirror”, Guardiola muajin e kaluar është takuar me drejtuesit e klubit anglez, ku u arrit edhe akordi për zgjatjen e bashkëpunimit me Citizens. Pep Guardiola mori drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016, duke nënshkruar një kontratë deri në 2019.
Shumë shpejt 47-vjeçari do të firmosë edhe kontratën e re që zgjatet me 12 muaj.
Manchester City që tashmë ka fituar trofeun e Kupës së Ligës, është duke shkuar me hap të sigurt edhe drejt titullit kampion. Guardiola dhe të besuarit e tij e kishin mundësinë për të festuar këtë të shtunë në derbin me United po kjo mundësi u iku nga duart pasi u mundën 2-3.SS
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...