Kosova U-21 ka vazhduar sot me stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Norvegjisë, që zhvillohet, të premten, në orën 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit edhe sot kanë punuar me zell në stërvitjen e mbajtur në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, të cilën nga afër e kanë ndjekur edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, si dhe drejtori teknik, Michael Nees. Përzgjedhësi Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina e Naser Prapashtica kanë punuar në aspektin tekniko-taktik, ku qëllimi kryesor ka qenë shmangia e gabimeve nga ndeshja e kaluar në Norvegji, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
Atmosfera në ekip është shumë e mirë, ashtu sikurse edhe gjendja e futbollistëve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...