Manchester City ka vazhduar me formë të mirë në Premierligë, duke u kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Watford.
Kampionët e Premierligës, kanë arritur që të mposhtin 1:2 Watfordin, në ndeshjen e javës së 15-të.
Leroy Sane në minutën e 40’, shënoi për epërsinë e parë të Cityt, për 0-1.
Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht minuta e 51’, solli edhe golin e dytë për City, i shënuar nga Riyad Mahrez.
Deri në fund të ndeshjes, vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë në 1:2, me golin e shënuar nga Doucoure.
Me këtë fitore, City tani numëron 41 pikë, pesë më shumë se Liverpool, që nesër (e mërkurë) takohet me Burnley në udhëtim
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë