Manchester City ka arritur të mbetet në garën e Champions League, duke siguruar një vend në fazën “playoff” pas fitores ndaj Club Brugge me rezultat 3-1 në “Etihad”.
Sonte jane zhvilluar ndeshjet e xhiros se fundit e fazës së parë të Champions League.
Skuadra e Pep Guardiola është gjetur në disavantazh në pjesën e parë pas golit të Onyedika, por në pjesën e dytë e ka përmbsur rezultatin me golat e Mateo Kovacic dhe Savinho, ndërsa Ordonez ka realizuar një autogol. Me këtë rezultat, City renditet në pozitën e njëzet e dytë dhe do të luajë në “playoff”.
Ndërkohë, Real Madrid ka fituar bindshëm 0-3 ndaj Brest me dy gola të Rodrygo dhe një të Jude Bellingham, por gjithashtu do të duhet të kalojë përmes “playoff”, pasi ndodhet në vendin e njëmbëdhjet në renditjen tabelare.
Në xhiron e fundit të fazës së parë, shumica e skuadrave të mëdha nuk kanë lejuar befasi. Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa janë kualifikuar direkt në fazën tjetër të Champions League.
Ndërkaq, në “playoff” do të luajnë: Atalanta, Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern Munich, Milan, PSV, PSG, Benfica, Monaco, Brest, Feyenoord, Juventus, Celtic, Manchester City, Sporting Lisbona dhe Club Brugge.
Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Milanit, Dinamo Zagreb është eliminuar nga Champions League. Skuadra kroate e ka mbyllur fazën e parë në vendin e njëzet e pestë, një pozicion që nuk i siguron as “playoff”. Golat për Dinamon janë shënuar nga Baturina dhe Pjaca, ndërsa për Milanin ka realizuar Christian Pulisic.
Sipas formatit të ri të Champions League, tetë skuadrat e para në renditje kualifikohen automatikisht në fazën e 1/16, ndërsa ekipet nga vendi i nëntë deri në të njëzet e katërt do të luajnë në “playoff” për një vend në raundin tjetër./rtk
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...