Chelsea dhe Man City u takuan në derbin e javës së parë të Ligës Premier, me qytetarët që fituan takimin me rezultat 2-0.
Ne rastin e parë, Man City arriti të shënojë, kur Erling Haaland mori një top në afërsi të zonës dhe në mes të dy mbrojtësve arriti të shënojë për 1-0.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Nicolas Jackson , barazoi shifrat, por që goli nuk u pranua për pozitë jashtëloje.
Një gol iu anulua edhe Rico Lewis në fillimin e pjesës së parë, kësaj radhe për një faul të shkaktuar.
Ndeshjen e mbylli super goli i Mateo Kovacic në minutën e 84-të, ku kroati me një gjuajtje të saktë siguroi fitoren e ekipit të tij.
Manchester City e nis me fitore mbrojtjen e titullit, ndërsa edhe ndryshimet e shumta nuk sollën risi te Chelsea.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër