Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Juventusit me rezultat 5-2, në ndeshjen e tretë të grupit G të Kupës së Botës për Klube.
Jeremy Doku shënoi golin e parë për skuadrën e Guardiolës pas vetëm nëntë minutash lojë, shkruan Arbresh.info.
Por dy minuta më vonë, Koopmeiners barazoi rezultatin në 1-1.
Një autogol i çuditshëm nga Kalulu në minutën e 26-të, e rikthye Manchester Cityn në epërsi sërish.
Ndërkohë edhe pjesa e dytë solli katër gola tjerë. Erling Haaland i inkuadruar në lojë, shënoi në minutën e 52-të për 1-3.
Kurse golin e katërt për Man Cityn e realizoi përfaqësuesi i Anglisë, Phil Foden pas një asistimi nga Savinho.
Pas asistimi braziliani gjeti edhe golin në minutën e 75-të, për t’i dhënë vulë fitores së Cityt.
Megjithatë deri në fund, Juventusi shënoi edhe golin e dytë në ndeshje me anë të Dusan Vlahovicit, gjashtë minuta para fundit.
Pas tri ndeshjeve Manchester City e mbyll grupin si liderë me nëntë pikë, kurse Juventus ngelet në pozitën e dytë. Këto dy skuadra gjithashtu sigurojnë kualifikimin në rrethin e 1/8 së finales në Kupën e Botës për Klube, nga grupi G./Arbresh.info
Formidable. pic.twitter.com/SHN76Eo9wm
— Manchester City (@ManCityES) June 26, 2025
Agjencia Kundër Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë dek...
Haxhiu: Mbikëqyrja parlamentare, kyçe për funksionimin e ins...
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...