E ardhmja e Sokol Cikalleshit mund të jetë në Itali. Për bomberin shqiptar i cili është në pronësi të klubit turk Akhisarspor, interesohet Lecce që është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë për të shpresuar te mbijetesa në Serie A.
Cikalleshi ka profilin e duhur për drejtuesit e Lecces të cilët kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit dhe me Akhisarspor.
Vetë lojtari nuk dëshiron të luajë në ligën e dytë të futbollit turk dhe kërkon largimin, kështu Lecce do të ishte skuadra perfekte për 29-vjeçarin për të treguar vlerat e vërteta të tij.
Sipas mediave italiane për kuqeziun interesohen edhe disa klube të ligës së parë franceze, mbetet për t’u parë se ku do ta vazhdojë karrierën Cikalleshi por ky fund gushti pritet të jetë shumë i nxehtë për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës